Kë të martë do të zhvillohet në Washington DC, dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, për herë të parë në format të zgjeruar, me përfaqësues nga 8 ministri e struktura të linjës.
Delegacioni shqiptar drejtohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu.
Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga ndihmësekretarja e shtetit Donfried, zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zv.sekretari i Mbrojtjes etj.
Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.
Shkëmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve mbi sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë si rezultat i zhvillimeve në arenën ndërkombëtare gjithashtu do të preken gjatë dialogut.
Dialogu i partneritetit strategiik vjen në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA./m.j