• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS nuk mohon mundësinë e një koalicioni në 14 Maj, Gjiknuri: Rama nuk ndërhyn në listën e kandidatëve

by A R
24/10/2022 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Aleancë vetëm me qytetarët”, duket  se nuk do të jetë më motoja e socialistëve për zgjedhjet e 14 Majit. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, në një intervistë për Klan News nuk e mohon mundësinë e një koalicioni, ndonëse thekson se është ende herët për një vendimmarrje të tillë.

“Ne patjetër kemi partnerë shumë grupime shoqërore, shoqata që kanë ndjerë mirëqeverisjen e PS, në nivele lokale do të shohim për të organizuar një pjesë të faktorëve, akoma nuk kemi marrë një vendim për koalicionin, do ta diskutojmë këtë çështje. Jam i bindur që ne do të kemi mbështetjen më të madhe të të gjitha grupimeve që duan mirëqeverisjen e këtij vendi. Çdo gjë është opsion, çdo gjë është e mundur. Le t’ia lëmë procesit në kohën e duhur”.

Gjiknuri tregon një bilanc të bashkive që mund të fitojë Partia Socialiste.

“Unë mendoj se Partia Socialiste do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive. Mbi 40 bashki Partia Socialiste dhe të tjerat mund të jenë në diskutim”.

Teksa demokratët do t’i zgjedhin kandidatët nëpërmjet primareve, PS nuk pritet të ketë ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

“Nuk është në dorë të kryeministrit Rama, madje të them të drejtën përtej asaj që gjykojnë njerëzit, kryeministri Rama nuk para ndërhyn as në listat e deputetëve, me përjashtime të veçanta kur bëhet fjalë për figura të nivelit kombëtar. Përgjithësisht,  është procesi i deleguar në nivel drejtues qarqesh dhe struktura të PS nga poshtë, bazuar në vullnetin e anëtarësisë së partisë”.

Gjiknuri ka një përgjigje edhe për Sali Berishën i cili pretendon se socialistët kanë nisur procesin e manipulimit të zgjedhjeve.

“Është këngë e vjetër, e dëgjuar shpesh nga opozita shqiptare, nuk përbën më risi për qytetarët. Është përgatitja e humbjes dhe justifikimi i humbjes”.

Në Klan News, Gjiknuri sqaron pse abstenoi amendimin për hapjen e dosjeve, në seancën e fundit plenare.

“Ka pasur një abstenim për një amendim që u bë në seancë për të cilin nuk isha në dijeni. Unë nuk jam për hapje absolute të dosjeve, unë jam që hapja e dosjeve të lidhet me të dhëna të veçanta, ashtu dhe siç është rregulluar”. 

Sa i përket Reformës Zgjedhore e cila ka ecur me ritme të ngadalta,  Gjiknuri thotë se puna e këtij komisioni do të shtrihet në dy faza, për të adresuar disa gjëra më themelore, para zgjedhjeve vendore.

/a.r

Next Post
VIDEO/ E rëndë në Cërrik: Makina merr para tufën me bagëti, dhjetëra dele të ngordhura bllokojnë rrugën

VIDEO/ E rëndë në Cërrik: Makina merr para tufën me bagëti, dhjetëra dele të ngordhura bllokojnë rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

October 24, 2026
Parashikimi i superkompjuterit për fituesit e Topit të Artë në 10 vitet e ardhshme!

Parashikimi i superkompjuterit për fituesit e Topit të Artë në 10 vitet e ardhshme!

October 24, 2026
Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

October 24, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

“Ka ardhur momenti për ndryshim”- SHBA fton kubanët që të bashkëpunojnë me CIA-n, Havana ironizon Uashingtonin

October 24, 2026
“Ishte një bombë e madhe”- Ingrit Gjoni përlotet teksa flet për humbjen e motrës: M’u dogj shpirti! Vetëm kur të martoj djalin…

“Ishte një bombë e madhe”- Ingrit Gjoni përlotet teksa flet për humbjen e motrës: M’u dogj shpirti! Vetëm kur të martoj djalin…

October 24, 2026
Protesta masive sot në të gjithë Francën, gjysmë milioni njerëz pritet të dalin në rrugë, policia në gatishmëri!

Protesta masive sot në të gjithë Francën, gjysmë milioni njerëz pritet të dalin në rrugë, policia në gatishmëri!

October 24, 2026
Dita e pestë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet (FOTO)

Sot dy protesta në Tiranë, PD në mesditë para Kryeministrisë dhe studentët në orën 14:00 te Ministria e Arsimit!

October 24, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

October 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane – Shtator vs. Tetor

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In