Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të gjithë ata që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014 duhet t’i tërheqin ato brenda 30 prillit të këtij viti, përndryshe ato mund të asgjesohen nga kompania prodhuese Aleat shpk.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar”- thuhet në njoftim.
Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit e pasaportave apo kartave të identitetit të prodhuara në 2014.