Hetuesit po shkojnë drejt zbardhjes së vrasjes së Indrit Ndojit i cili u gjet i vdekur në një kanal mëngjesin e së premtes, 21 tetor 2022 në Fushë-krujë.
Ndërkohë që burime jozyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije 34-vjeçari nuk është qëlluar me armë zjarri, por me kaçavidë.
Indrit Ndoji mësohet se ka pasur një përleshje fizike me autorin ose autorët përpara se ai të qëllohet me mjetin prerës në një arterie kryesorë në këmbë, çka i ka shkaktuar gjakderdhe të madhe e më pas vdekjen.
Autori i ngjarjes mësohet se ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes, ndërsa shumë lëvizje të vitimës para se të vritej janë dokumentuar edhe me pamje filmike.
Gjithashtu ekspertiza mjeko-ligjore, mësohet se ka arritur në përfundimin se Indrit Ndoj ka qenë nën efektin e drogërave në momentin kur është qëlluar për vdekje.
Trupi i pajetë u gjet rastësisht nga familjarët rreth orës 08:20 së të premtes në lagjen “Bakushe Visha”, në një kanal të rrugës dytësore.
Motivet e vrasjes së 34 vjecarit mbeten ende të paqarta.
Familjarët e të riut kanë dyshime se Indrit Ndoj mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i tij është hedhur në zonën ku u gjet për të fshehur vendin e krimit, por një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar nga burimet e policisë, pasi në vendin ku ai është gjetur i vdekur janë vërejtur edhe gjurmët e përleshjes, çka përforcon idenë se ai është vrarë në të njëjtin vend që është gjetur trupi i tij.
Indrit Ndoj rezulton person me precedentë penalë.
Shtatorin e kaluar, ai u ndalua bashkë me një tjetër person duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
/s.f