Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesi ne sotëm në Fushë-Krujë, ku 34-vjeçarin Indrit Ndoi u gjet i vdekur.
Mësohet se i riu ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi ishte ndaluar në vitin 2021 nën akuzë për trafik klandestinësh.
I riu u gjet i vdekur nga familjarët, ndërsa sipas policisë ai është vrarë me armë zjarri, pasi në këmbë iu gjet një plagë.
Po ashtu në trupin e tij u konstatuan shenja dhune. 34-vjeçari mësohet se është dhunuar dhe më pas është qëlluar me plumb në këmbë. Dyshohet se viktima kishte mbi 24 orë i vdekur dhe është gjetur nga familjarët e tij.
/e.d