• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sillen në mënyrë të çuditshme”/ Ish presidenti Topi: Njoh njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, por nuk flas dot

by Java News
21/10/2022 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se njeh shumë persona, si publikë ashtu edhe në jetën e tij private, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por nuk mund të flasë, për shkak të postit që ka mbajtur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Topi u shpreh se këta persona sillet në mënyrë të çuditshme, sikur nuk kanë qenë  bashkëpunëtorë dhe nuk ka ndodhur asgjë.

Sipas tij, ligji për hapjen e dosjeve u iniciua për një njeri specifik, shtetasin I.M, që dyshohet të jetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Asgjë e re, është një fabul që e dëgjojmë prej 32 vitesh. Është një detyrim që politika duhet ta kishte realizuar prej vitesh. Tashmë, duket sikur ky ligj po miratohet në mënyrë specifike për një  njeri. Nuk është më një probem prioritar i kohës. E kam kërkuar me ngulm që dosjet duhet të hapen. Natyrisht, dosjet nëe do të kërkohen të hapen, do ta tregojnë.

Personi që shikoni këtu ka informacion të plotë, sepse kam qenë në një pozicion ku mu dha mundësia të kisha akses, di shumë gjëra, nuk flas dot sepse respektoj pozicionin që kam pasur. Unë di shumë mirë, njerëz që kam përballë, njerëz publikë, njerëz që më kanë rrethuar në jetën private, është një shoqëri shumë e çuditshme. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, kjo është një shoqëri tepër e çuditshme. Politika e ka mbajtur qëllimisht historinë e dosjeve në ajër, për shantazh”, theksoi ai.

94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve.

Nga 140 deputetë në sallë, vetëm 95 morën pjesë në votim, ku një abstenoi. 45 të tjerë refuzuan të votonin./m.j

Next Post
Shefja e njohur e kuzhinës amerikane: Receta shqiptare që më pëlqeu më shumë është…

Shefja e njohur e kuzhinës amerikane: Receta shqiptare që më pëlqeu më shumë është...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com