PD po sheh mundësinë për të afruar pranë vetes dhe koalicionit të saj FRD-në e Bamir Topit, PBDNJ-në e Vangjel Dules si dhe Aleancën Kuq e Zi. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, në një intervistë për Ora Neës tha se selia blu është e hapur për një koalicion të gjerë opozitar.
“Këtu sigurisht që nuk përjashtohet as FRD, as forca të tilla si Aleanca Kuq e Zi apo parti të minoritetit. I gjithë spektri që gjen tek PD realizimin e ideve të tyre për një qeverisje më të mirë, më në favor të shqiptarëve.” – thekson Ristani.
Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i angazhuar në aksionet kryesore të opozitës së Lulzim Bashës, pohon me bindje se Partia Demokratike, ndryshe nga sa është aluduar në media, nuk bën koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e cilësuar si pjesë e të keqes që ka mbërthyer vendin.