Fier | Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i Harald Myftarit, 27 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të operacionit “Rrjeti”, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
/a.r