Fshehu të shkuarën dhe problemet me drejtësinë në Greqi, SPAK lexon pretencën ndaj kryebashkiakut Qerim Ismailaj.
SPAK kërkon që të dënohet me 1 vit burg. Qerim Ismailaj s’ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Ai është përfaqësuar nga avokati.
Qerim Ismailaj u denoncua nga PD për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Pas 2 javësh pritet të jetë seanca e vendimmarrjes nga Gjykata e Posaçme.
Në rast të gjetjes fajtore dhe dënimit Qerim Ismailaj humb mandatin e kryebashkiakut. Pretenca e SPAK për veprën penale të falsifikimit të formularëve vulave e stampave./m.j