Një avion me një motor është rrëzuar ditën e sotme në Greqi, duke i marrë jetën pilotit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 96-të, midis Athinës dhe Lamias, pranë liqeni Ylikis.
Sipas raportimeve, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikës dhe policia, ndërsa piloti 78-vjeçar është nxjerrë pa jetë. Nuk dihet ende nëse aksidenti ka ndodhur gjatë ngritjes apo uljes së avionit.
/e.d