Marrëdhëniet globale janë më të rrezikshme dhe të paparashikueshme se kurrë më parë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ky është paralajmërimi i një prej diplomatëve më të lartë britanikë, Sir Peter Ricketts. Ish-këshilltari i qeverisë britanike për sigurinë kombëtare dhe kreu i Shërbimit Diplomatik pohoi se rënia e rendit global të pas Luftës së Dytë Botërore, ngritja e Kinës dhe agresioni i Putinit po e çojnë botën drejt kaosi, që mund të jetë një rrugë vdekjeprurëse.
Duke folur në një ceremoni përkujtimore për Kolegjin Gresham Peter Nailor në Mercer’s Hall në qytetin e Londrës, ai deklaroi se globi sot po kërcënohet nga një seri krizash ekonomike, sociale dhe politike, e po ashtu nga një luftë bërthamore.
“Situata ndërkombëtare është më e rrezikshme dhe e paparashikueshme se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ne po shohim luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne po shohim qytete të copëtuara nga zjarri i artilerisë.” tha ai.
Megjithatë, për të një sulm bërthamor nga ana e Vladimir Putin në Ukrainë do ishte katastrofik edhe për të dhe sipas tij lideri rus e di këtë , prandaj nuk do rrezikojë aq shumë.
/e.d