Dhoma e Tregtisë Tiranë është shprehur se paketa fiskale për 2023 nuk është një ndihmë reale. Drejtuesi i saj, Nikolin Jaka ka sjellë disa propozime që sipas tij, do të shërbejë në mënyrë të drejtpërdrejtë te çdo sektor. Ai tha se Paketa fiskale ka nevojë për ndërhyrje radikale.
“Deklaratë në formë kërkese për qeverinë mbi paketën fiskalë. Industria agro, industria po përballet me kosto mbi 50%. Paketa fiskale ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa e propozuar e fokusuar te gjobat, jo ndihma. S’mund të ketë penalitete 10-fish, në asnjë vend nuk ndodh. Propozohet që ligji për amnistinë të konsultohet me grupet e interesit. Të bëhet rimbursimi i TVSH. Heqja e TVSH për makineritë në sektorin e energjisë së rinovueshme. Të hiqet akciza për gazin. Ajo është 6 lek për litër ose të rimbursohet te industria së prodhimit . Për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme që ketë incentiva, duke u përjashtuar nga tatim fitimi. Për Bujqësisë kërkohet reduktimi i normës së TVSH për përpunimin. Të përfshihen në skemë subvencioni 10 lekë për qumështin, 10 000 all për krerët e lopëve, dele. 20000 all hektar për blegtori me misër. Reduktim, heqje tvsh për sojën. Po ashtu për ushqimin për kafshët e shpendët. Sektori i shpendëve asnjë subvencion. Ndërtimi. Të hiqet taksa 3% për banesat sociale.
Të hiqet taksa e dherave… të hiqet taksa e qarkullimit, për mjetet stacionare, pasi ka mjete stacionare të cilat nuk lëvizin në sektorin e ndërtimit. 27,1 lekë për litër është sot kjo taksë.
Të hiqet tarifa e skanimit për mallra nën 2000 euro. Për këto mallra as nuk bëhet skanimi, por tarifa paguhet.
Amnistia fiskale, projekt ligji po imponohet. Amnistia edhe për vlerat kapitale. Duhet bashkëpunim me sipërmarrjen dhe grupet e interesit. Ligji edhe pse mund të shihet demoralizuese për taksapagueshin e ndershëm, duhet të ketë masa që ky fenomen të mos përsëritet më”, tha Jaka.
Ai tha se pret nga qeveria që të ngrejë një grup pune për të diskutuar lidhur me këto propozime.
“Dhoma e tregtisë presin nga qeveria shqiptare ngritjen e një grupi pune me ekspert me institucioneve dhe sipërmarrësve. Të ulemi t’i diskutojnë, ato që janë të logjikshme të përfshihen në paketën fiskale të 2023”, shtoi Jaka.
/e.d