Një tjetër rast i rëndë përdhunimi është zbuluar në Greqi, ku këtë herë viktimë është një 17-vjeçare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Livadias, e cila u rrëmbye nga dy djem dhe u përdhunua. Gjithçka ka ndodhur pasi e mitura kishte rënë dakord të takohej me një 23-vjeçar. Por ai është shfaqur me një shok dhe e mitura e cili e ka kuptuar qëllimin e tyre ka tentuar të largohet, por dy të rinjtë e futën me forcë në makinën e tyre dhe e çuan në një zonë rurale, ku e përdhunuan.
Ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer ndaj vajzës së mitur konfirmoi se ajo kishte qenë viktimë e përdhunimit, ndërsa autorët u gjetën ditën e enjte nga autoritetet helene në banesat e tyre në zonën e Keratsinit, ku u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Livadisë.
Kjo ngjarje vjen pas zbulimit të rastit të rëndë, ku një 12-vjeçare u përdhunua dhe u shfrytëzua seksualisht nga një 53-vjeçar për muaj me radhë./m.j