Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka barë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se është takuar këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ambasada thekson se në takim është diskutuar bashkëpunimi në fushë e mbrojtjes, veçanërisht rritja e mbrojtjes kibernetike.
Yuri Kim ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër se SHBA dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.
“Do të mbështesim fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
/a.r
Per hire te se vertetes ndihma nga SHBA nuk i pergjigjet nivelit te marredhenjeve politike me Shqiperine. P.sh, per 2 helikopter duhet te presim mbi 5 vjet. Nga ana tjeter shikoni me cfare urgjence operojne Rusia e Kina ne armatosjen e Serbise!