Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ka ngjallur mjaft reagime në Kosovë.
Theksojmë se ky fjalim i kryeministrit Rama është pritur mirë nga figurat politike dhe analistë të shumtë në Kosovë. Një ndër ta është edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në një postim në Facebook, politikani kosovar falenderon Ramën për fjalimin dhe miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit të ish-senatorit Dick Marty, për trafikim organesh në luftën në Kosovë.
Më tej, ai thekson se Rama nuk humb asnjë mundësi për të mbrojtur Kosovën.
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, shkruan Krasniqi./m.j