• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi i Ramës alarmon Serbinë: Nëse kemi miq të tillë, s’kemi nevojë për armiq. Skandaloze

by Java News
12/10/2022 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama ka ngjallur mjaft reagime dhe në Serbi.

Deputeti serb, Stefan Jovanoviç, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cilëson fjalimin e Ramës “skandaloz”, duke thënë se “me miq të tillë, nuk kanë nevojë për armiq”.

“Kryeministri i Shqipërisë në vend që të përballet me krimet ndaj serbëve, të cilëve gjatë luftës iu hoqën organet në ‘shtëpinë e verdhë’ dhe të dënohen autorët, sot kryeministri i Shqipërisë tentoi t’i paraqesë të gjitha si gënjeshtra”, tha deputeti serb.

Kryeministri Rama prezantoi para anëtarëve të Këshillit të Europës, rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”.

“Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet frikshëm lutja jonë është: Për hir të Zotit mos i lini të gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm. Jam këtu për ju, jam këtu si europian, në tempullin e besimit në të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Ashtu si ShnaNdou përfundoi duke iu predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin. Shpresoj që gabime tragjike si ky, që ka bërë kjo Asamble, me çlirimatrët nuk duhet të na kthejnë të gjithëve ne, në heretikë. Jam këtu për t’u përgjëruar që të shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë, të mbroni integritetin tuaj, t’u dëshmoni njerëzve të shtypur në botë që ata mund të rezistojnë pa frikë.

Pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme mund të bëhet krim, që viktimat nuk do të akuzohen si kriminelë. Iu bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, iu bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues, lidhur me kauzat e paprovuara të turpshme, një krim që kurrë nuk është kryer.

Kryeministri u ndal edhe tek sullmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se agjencitë më të mira vërtetuan se pas sulmeve fshiheshin iranianët, duke shtruar se ai nuk mund të fliste pa patur fakte.”, u shpreh Rama sot.

Next Post
Luiza Gega konfirmon pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës, fton qytetarët të regjistrohen: Shihemi më 23 tetor te Sheshi “Skënderbej”

Luiza Gega konfirmon pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës, fton qytetarët të regjistrohen: Shihemi më 23 tetor te Sheshi “Skënderbej”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com