Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Prilep, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për qëndrimin në lidhje me njoftimin e qeverisë për uljen e pagave të një kategorie të caktuar të punëtorëve në shtet, ai theksoi se në kushte të tilla të rritjes së çmimeve, pagat të ulen, nuk është zgjidhje, por terror.
“Nuk është zgjidhje, është terror. Në kushtet e inflacionit dhe në kushtet kur inflacioni është gati 20%, kur ushqimi është mbi 30-40% më i shtrenjtë, kur shporta e konsumit tashmë i ka kaluar 50 mijë denarë për një familje mesatare, për ata të ulin pagat është vërtet skandaloze” , tha Mickoski.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE është gjithmonë në anën e punëtorëve dhe se para për çdo gjë do të ketë vetëm nëse njerëzit në pushtet ndalojnë vjedhjen.
“Ne jemi gjithmonë në anën e punëtorëve dhe këtu nuk ka dyshim. Unë thashë si mund t’i sigurojë Kovaçevski dhe qeveria ato para. Thjesht ndalo vjedhjen. Nëse ata ndalojnë vjedhjen, ka para për gjithçka”, tha Mickoski.
Institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike si dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, menaxher të të cilëve kanë paga shumë të larta do t’u shkurtohen për 10%, si masë anti krizë paralajmëruan nga qeveria.
/a.r