Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u mandatua pak ditë më parë nga grupi parlamentar i PD për të negociuar me grupin e “Rithemelimit” sa i përket zgjedhjeve lokale.
Në lidhje me këtë, deputetit Luan Baçi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se bashkimi i PD-së nuk bëhet me të mandatuar dhe as me deputet, por me procese zgjedhore dhe nëpërmjet votës.
“PD ka qenë e bashkuar edhe pse me shumë debate dhe divergjenca e lëvizje që kanë qenë të pakonceptueshme.
Bashkimi i PD nuk bëhet me të mandatuar dhe as me deputet. Bashkimi i PD-së bëhet me procese zgjedhore dhe nëpërmjet votës së anëtarësisë së PD-së. Janë zgjedhjet ato që zgjidhin problemin.
Nuk ka palë të Berishës dhe palë të Alibeajt, ka një PD që vazhdon aktivitetin e vet opozitar. Ne duam të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që PD të mos vuajë këtë handikap që ka ndodhur prej një viti”- nënvizoi deputeti.
Baçi tha se Bardhi është vetëm deputet dhe nuk ka asnjë lloj pozicioni tjetër në PD, ndërsa ngriti dyshimet për negociatat që do të arrijë grupi mbështetës i Enkelejd Alibeajt.
“Unë nuk e di në emër të kujt do të flasë Gaz Bardhi, është deputet nuk ka një pozicion në PD. Nga fjalët e tij, unë mendoj se bëjnë një farë loje dhe nuk janë të sinqertë në atë se çfarë duan të arrijnë. Kjo lloj rruge nuk jep rezultat”- shprehet ai.
Më tej ai pati një thirrje për Enkelejd Alibeajn, duke thënë se ky i fundit duhet të tërheq ankimimin që ka bërë për kreun e PD-së Sali Berisha në Apel, pasi Gjykata njohu statutin e tij.
“Bardhi, Alibeaj, para se të japin këto propozime dhe të tregojnë gatishmërinë e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët.
Bardhi, Alibeaj Basha, kanë ca veprime që duhet t’i bëjnë me urgjencë, duhet të shkojnë të tërheqin ankimimin absurd dhe të paligjshëm në Gjykatë dhe kanë bllokuar PD prej një viti të tërë.”- tha ai./m.j
Hiqni dore prej ktyre plehrave,ju te pd e kuptoni apo jeni idiot,monstra e vicidolit bashke me banden e tije,ata do te ngordhin te tille.Prandaj mendojuni disa here para se ta futni veten nji ulle kryq pa dalje.