Në emisionin “Jeto me Orën” këngëtarja Valbona Peraj foli rreth jetës së saj në Amerikë, zhgënjimin që ka pasur në vendin tonë si dhe projektet e reja që dëshiron të realizojë.Peraja tregoi se ka pasur dëshirë të bënte biznes në Shqipëri por për të ishte e pamundur, madje thotë se këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë.
Valbona Peraj: Amerika nuk është Amerika që shohim nëpër filma. Këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë. Ndoshta kur mund të bëhem 60-70 vjeç do të them ‘kam lekë për të hedhur dhe të kthehem në vendin tim’.Këngëtarja thotë se ka kaluar sfida të ndryshme në jetë por ato e kanë bërë më të fortë.
Valbona Peraj madje shprehet se dhe të jesh e bukur është problem në Shqipëri.
Valbona Peraj: Në Shqipëri të jesh femër e bukur thonë “lërë kurvën se ku dihet qa ka bërë për ta arrit aty ku ka arrit” , të jesh mashkull i bukur të thonë “lëre se është gej”.
Pasionin për këngën nuk ja ka zbehur asnjë sfidë.
Valbona Peraj: Kam disa këngë në realizim e sipër. Para se të lija muzikën në një pauzë 10 vjeçare nxora albumin tim por mendoj të vij me një album me 5 ose 6 këngë solo por dhe me bashkëpunim.