Gjatë fjalës së tij si i ftuar special në universitetin në Quito, disa femra protestuese e ndërprenë atë teksa nisën të bërtisnin me zë të lartë “vrasës, vrasës”.
Protesta kishte edhe jashtë universitetit.
Ata kërkonin që Erdogan të ndërpresë tregtinë e naftës me Shtetin Islamik dhe të ndalojë së ndihmuari ata, një akuzë kjo që e bën vazhdimisht Rusia.
Ambasada turke në Ekuador ka reaguar pas incidentit, duke i dërguar qeverisë së vendit një notë proteste.
Sakaq, mësohet se policia ka arrestuar femrat që prishën takimin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=JF6NV1uwSQA