Nëse edhe ju bëni pjesë në atë grupin e njerëzve që nuk janë aq të kënaqur me jo përsosmëritë e tyre fizike dhe gjithmonë ke zili me pamjen fantastike të yjeve të cilët i adhurojmë, lirisht mund të ndërpresësh që të mos nervozohesh. Duhet ta dini se as yjet botërorë, pas të cilëve çmendemi, sidomos me bukurinë e tyre, nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre dhe disa prej tyre kanë mangësi të tilla fizike, me të cilat do të befasoheni. Ne ju sjellim disa nga yjet e shoubiznesit, të cilët kanë mangësi në trupin e tyre.
Aktorja e famshme e Hollivudit, Halle Berry, edhe pse konsiderohet si njëra nga femrat më seksi në botë, në realitet nuk është aq e përsosur. Në të vërtetë, ajo e ka pranuar se në njërën këmbë ka gjashtë gishtërinj. Një të metë edhe më bizare e ka këngëtari i ri, Harry Styles, i cili e ka pranuar se ka katër thithka dhe për këtë nuk turpërohet aspak, transmeton “Zeri”
Ai në disa emisione televizive, me dëshirë i ka treguar ato. Edhe aktori Ashton Kutcher, gjithashtu ka gishtërinj të çuditshëm në këmbë. Në të vërtetë, gishti i dytë dhe i tretë gati tërësisht janë të ngjitur bashkë. Bukuroshja Jennifer Garner ka problem të madh kur blen këpucë. Gishti i madh i këmbëve, është më i shkurtër se gishtat tjerë. Këngëtarja e popullarizuar Kesha, e ka pranuar se ka bisht.
Nuk është rast i rrallë që personat të lindin me këtë pjesë të trupit dhe gjithashtu nuk është as e komplikuar për ta hequr atë. Prandaj është çudi që këngëtarja nuk e ka bërë këtë. Kur bukuroshja e “Victoria’s Secret”, Karolina Kurkova për herë të parë kishte shëtitur në pistën e modës me një kostum të larjes dypjesësh, të gjithë ishin shokuar me faktin se ajo nuk kishte fare kërthizë. Kur kishte lindur, aktori Andy Garsia në kraharorin e tij kishte të varur binjakun siamez i cili nuk ishte zhvilluar. Ia kishin hequr me operacion.