Qeveria e ka pranuar se ende nuk i ka përmbushur rekomandimet finale që janë kusht për liberalizim të vizave. Dy sosh ende janë të papërmbushura, shkruan “Koha Ditore”.
E dhëna është kumtuar të premten, në mbledhjen e Qeverisë, ku me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka njoftuar kabinetin qeveritar në lidhje me procesin e plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian. Deri tash ishte insistuar se ishin përmbushur të gjitha.