Konferencë shtypi me tone të ndezura nga Pep Guardiola. Trajneri katalanas shfaqet polemizues përballë gazetarëve që e pyesin për kalimin nga Bayern te Manchester City.
“Unë jam si gratë, mund të bëj shumë gjëra njëkohësisht. Mund t’i kontrolloj të dyja situatat. Nuk mund të flas çdo javë për këtë. Gazetat mund të vazhdojnë të më sulmojnë, unë do të vazhdoj të bëj punën time. Nuk flitet kurrë për futboll, vetëm për grindje të supozuara në dhomën e zhveshjes, më ka ardhur në majë të hundës. Jam i përqendruar te ky klub dhe do të jap maksimumin deri ditën e fundit”, tha Guardiola.