• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’ndodhi mes ish-çiftit?!/ “E gjithë lufta bëhet për djalin dhe vilat”, nga urdhri i mbrojtjes për dhunë, tek akuzat për pasurinë, Maya përplaset me ish-burrin

by Java News
27/04/2024 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e muzikës popullore Maya është shndërruar në kryefjalën e mediave ditët e fundit, teksa konflikti me ish-bashkëshortin e saj ka dalë në sipërfaqe. Maya ka denoncuar për dhunë partnerin dhe gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore.

Një video nga momentet e përplasjes mes çiftit është publikuar në media ditët e fundit, ku dyshja duket shumë të acaruar. Shuaipi i kërkon Mayas të largohet nga banesa, sepse është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar. “Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prona ime. Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë policinë. Po, po, zbrisni poshtë. OK, zbrisni poshtë! Mos i kap me dorë gjërat e mia! Ke një urdhër mbrojtje, zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë”, – dëgjohet në video bashkëshorti i Mayas.

Nga ana tjetër, me tone të larta dëgjohet edhe këngëtarja e muzikës popullore.

“Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart! M’u largo këtej! Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë. Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime”.

Pas këtyre lajmeve, ish-bashkëshorti i Mayas, Arben Shuaipi me origjinë nga Fieri, në një intervistë të dhënë së fundmi ka hedhur poshtë çdo deklaratë të këngëtares, teksa mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Ai shprehet se prej vitesh nuk jeton në Shqipëri, por në Itali, ku punon si arkitekt dhe nuk ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht ish-gruan e tij, Majën.

Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas saj, ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ishbashkëshortes së tij, teksa shprehet se e vetmja gjë që e lidh atë me këngëtaren është djali i tyre.

“…Në muajin mars 2024, gjyqtarja Fahrije Stringa ka marrë një vendim për lëshimin e një urdhër-mbrojtje në favor të ‘Mayas’, e cila pretendonte se unë e kisha dhunuar. Gjykata ka caktuar që unë të qëndroj 200 metra larg ish-gruas sime. Së pari, ky vendim është tërësisht antiligjor, pasi është marrë pa prezencën time dhe pa më dëgjuar mua si palë e paditur. Së dyti, unë jam me qindra kilometra larg ish-gruas dhe jo 200 metra siç thotë gjykata, pasi jetoj në Itali ku punoj si arkitekt. S’mund të dhunoj gruan në shtëpi apo rrugëve të Tiranë, kur fizikisht nuk jam as në shtëpinë e saj dhe as në Tiranë, por në një shtet të huaj, siç është Italia. Ne si ish-burrë e grua na bashkon vetëm djali ynë, pasi tashmë jetojmë në dimensione dhe vende të ndryshme…”, – ka treguar për “Ora News”, Arben Shuaipi.

Më tej, Arbeni shprehet se ka heshtur dhe gjithmonë ka menduar për të mirën e djalit dhe është munduar që konflikti mes tyre të zgjidhej me mirëkuptim dhe përmes ligjit, por sipas tij, e gjithë kjo luftë po bëhet për djalin dhe vilat e çiftit që janë në komplekse rezidenciale.

“…Unë kam heshtur dhe kam menduar që konfliktin tonë familjar ta zgjidhnim me mirëkuptim dhe përmes ligjit, duke parë dhe të mirën e djalit, që është pasuria jonë më e çmuar. E gjithë lufta bëhet për djalin dhe vilat tona që janë në komplekse rezidenciale. Maya mua kërkon të më nxjerrë totalisht nga pronësia e këtyre dy pasurive në Tiranë, njëherësh të më ndalojë dhe takimin me fëmijën. Maya me sa duket, e këshilluar nga mendje të tjera lakmitare, ka vendosur të publikojë në media një konflikt familjar tonin, vetëm me qëllimin për të më diskredituar dhe mos lejuar që unë të takoj djalin. Në Shqipëri vij vetëm për të takuar fëmijën tim, madje as gjyqet kam filluar të mos i ndjek duke ia lënë në dorë mbrojtjen avokates sime…”, – ka treguar Arben Shuaipi./m.j

Next Post
Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Emigrantët do të shpenzojnë më pak për të dërguar para në atdhe! Mete jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In