Hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna të tjera të rendësishme nga sistemet qeveritare pas sulmeve të vazhdueshme që bën gjatë vitit të fundit.
Bëhet fjalë për sistemin e rendësishëm të policisë, i quaJtur “Memex”, në të cilin janë listuar të gjithë të kërkuarit nga Policia e Shqipërisë.
Siç duket edhe ne foto, policia ka një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë, ndërsa nisur edhe nga fotot e publikuara sëfundmi, duket se ndryshimi është i dukshëm.
Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022 dhe prej atëhere ka nisur “telenovela” në lidhje me fatin e tij. Policia dhe prokuroria nuk japin asnjë detaj në lidhje me faktin se çfarë ka ndodhur me të.