• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan: Greqia të qëndrojë larg provokimeve, do çojnë popullin e saj në katastrofë

by Java News
03/10/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, RexhepTajip Erdogan përdori sërish retorikë sulmuese ndaj Greqisë, në lidhje me çmilitarizimin e ishujve grekë dhe furnizimin e Greqisë me avionët amerikanë F-16.

Erdogan i bëri thirrje qeverisë greke të qendrojë larg provokimeve, pasi sipas tij kjo gjë do të përfundojë keq.

“Qendroni larg provokimeve që do të çojnë në katastrofë për vendin dhe popullin tuaj”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Në fjalimin e tij në parlament, Erdogan tha se askush nuk mund ta kufizojë horizontin e Turqisë në 780,000 kilometra katrorë.

“Arsyetimi i Greqisë, i cili militarizon ishujt e Egjeut, është i papajtueshëm me logjikën e aleancës. Ne e dimë shumë mirë se kush është vendi që edhe pas 100 vitesh po armatos sërish Greqinë. Ne e dimë lojën që po tentohet të luhet në këtë mënyrë. Ne këshillojmë administratën greke të qëndrojë larg provokimeve që do të çojnë në katastrofë për veten dhe popullin e saj”, tha Erdogan, duke lëshuar kërcënime të reja kundër Greqisë.

Erdogan iu përgjigj gjithashtu kritikave për pjesëmarrjen e tij në një samit me liderët e Rusisë dhe Kinës, duke thënë se “disa vende tentojnë të paraqesin nismat tona të politikës së jashtme si një zhvendosje nga boshti ynë. Bëhet fjalë për forcimin e boshtit tonë, në të njëjtën kohë kryerjen e marrëdhënieve të ndryshme diplomatike mbi bazën e interesave tona kombëtare”.

“Me krenari deklaroj se diplomacia turke po kalon një nga periudhat e saj më të suksesshme në dekadat e fundit. Qasja jonë ndaj krizës ukrainase është shembulli i fundit i politikës sonë të jashtme që përqendrohet në paqen, stabilitetin dhe njerëzit, “tha presidenti turk.

Nga ana e saj Athina zyrtare thotë se Turqia duhet të zgjedhë nëse “do të vijë në një dialog të tillë apo jo”, duke shtuar se “përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha dje  se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e saj.

“Turqia duhet të zgjedhë nëse do të arrijë në një dialog të tillë apo jo, por përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”, tha Niko Dendias për mediet greke.

Dy armiqtë historikë kanë një listë të gjatë ankesash, duke përfshirë kufijtë detarë, të drejtat e fluturimit, përcaktimin e rafteve të tyre kontinentale dhe ishullin e ndarë të Qipros, por muajt e fundit marrëdhënia e tyre është acaruar më shumë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se përdori një vizitë në SHBA në maj për të lobuar kundër përpjekjeve të Ankarasë për të blerë avionë luftarakë nga Uashingtoni, duke pretenduar se Turqia po shkelte hapësirën ajrore greke.

Turqia ka akuzuar Greqinë për armatosjen e ishujve të Egjeut që synohen të çmilitarizohen, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe gjithashtu është alarmuar nga bashkëpunimi në rritje i Greqisë për mbrojtjen me SHBA-në dhe Francën.

Next Post
‘Nëse do të ishte e domosdoshme’, Edi Paloka kandidat i PD për Bashkinë Tiranë?

'Nëse do të ishte e domosdoshme', Edi Paloka kandidat i PD për Bashkinë Tiranë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In