Gazeta prestigjioze britanike “The Financial Times” shkruan se në 2015 në Gjermani kanë kërkuar strehim 162.300 sirianë, 54.800 nga Shqipëria dhe 37.100 nga Kosova. Irakianët përbëjnë grupin më të madh të migrantëve pas sirianëve, shqiptarëve, kosovarëve dhe afganëve, shkruan FT. Nga pasqyra me shifra të azilkërkuesve që boton FT del se më 2015 në këtë vend kanë kërkuar strehim 162.300 sirianë, ndërkohë që vendin e dytë e zënë shtetasit e Shqipërisë (54.800) dhe të Kosovës (37.100). Shifrat i ka dhënë Ministria e Brendshme e Gjermanisë.