Kurbin / Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”
Lëvizte me armë zjarri pushkë me vete, të gatshme për qitje, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike, vihet në pranga 21-vjecari.
Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë, të cilën, i arrestuari e hodhi sapo pa punonjësit e Policisë.
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas denoncimit të marrë për një shtetas që lëvizte në Laç, me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën, në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi” dhe kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”, pasi u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetë, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
/a.r