Kreu i Partisë së Lirës, Ilir Meta është ndalur sot tek Amnisitia Fiskale që qeveria e Ramës po bën gati për emigrantët jashtë vendit, duke thënë se kjo amnisti do të kriminalizojë të gjithë shoqëri.
Ish-Presidenti mes të tjerash kreu i Partisë së Lirisë shprehet se do të ndikojë edhe në largimin e investitorëve të huaj dhe do dëmtojë biznesin vendas.
Për Metën, amnistia fiskale do të minonte procesin e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Do dobësohet angazhimi dhe efikasiteti i strukturave shqiptarë për goditjen e pastrimit të parave. Do minohet procesi i nisjes së negociatave dhe anëtarësimi i vendit në BE. Do cënohej imazhi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO. Mbështes angazhimet dhe shqetësimet e shprehura nga BE për aministinë fiskale. Shqetësime në luftën kundër krimit të organizuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e rëndë.” tha Meta.