Serbia nuk e sheh asnjë arsye që zgjedhjet parlamentare të mos i mbajë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, sipas modelit të aplikuar në vitin 2014, shkruan “Koha Ditore”.
Atë kohë ishin hapur 10 qendra votimi nga ana e OSBE-së, të cilave Qeveria e Kosovës u ishte referuar si qendra “grumbullimi”. Procedura e aplikuar brenda këtyre qendrave ka qenë e njëjtë sikurse për çdo proces votimi.
Nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë thënë se model të tillë do të aplikojnë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme, data e të cilave nuk është shpallur ende.