Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta ka thënë se nuk e vërtetë që xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës siç është thënë ditëve të fundit.
Sipas tij xhandarmëria serbe ka qenë në territorin serb.
Në një konferencë të përbashkët me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, gjeneralin Philip Breedlove, Miglietta ka thënë se Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë bërë punë të mirë kur kanë arrestuar disa të dyshuar tek Manastiri i Deçanit.
Ai ka thënë se nuk informacione që ata janë të lidhur me ISIS, por po presin përfundimin e hetimeve të policisë.