Dr Robert Seely, deputet për Isle of Wight dhe specialist për luftën ruse, paralajmëron se Perëndimi duhet të supozojë se kërcënimi i Putinit për të përdorur armë bërthamore në luftën e tij në Ukrainë është real.
Ministrat dhe zyrtarët e lartë të Mbretërisë së Bashkuar e kanë hedhur poshtë më parë një kërcënim të tillë duke e quajtur me qellim per te shkaktuar rrëmujë.
“Në një moment”, thotë Seely, “ndoshta ndërsa trupat ruse përballen me një kolaps të madh në Ukrainën juglindore gjatë gjashtë deri në nëntë muajve të ardhshëm, Putini ose do të përdorë ose do t’i afrohet përdorimit të armëve taktike bërthamore”, paralajmeron ai, shkruan BBC.
Seely, i cili ka një doktoraturë mbi luftën ruse, thotë se veprimet e Putinit janë ato të një lideri që përballet me humbje konvencionale në fushën e betejës.
“Mobilizimi i rezervave të Rusisë, kërcënimi i armëve bërthamore dhe aneksimi i territorit janë të gjitha veprime të krijuara për të mbështetur një përpjekje luftarake në kolaps.”
Ai beson se qëllimi i Putinit tani është të frikësojë Perëndimin që të ndalojë furnizimin e Ukrainës me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur.
“Nëse Putin mund ta thyejë këtë lidhje, ai prapë mund të fitojë”, thotë Seely. “Prandaj pjesërisht, ka kërcënim bërthamor.”
/e.d