Kaby Lame e fitoi falë rekordeve të tij në TikTok, por marrja e nënshtetësisë italiane, mbetet ende një problem në shtetin fqinj për të gjithë ata të huaj që janë integruar atje. Ka të paktën një milion njerëz që janë në pritje të marrjes së nënshtetësisë italiane.
“Në Itali për të qenë në gjendje të meritosh gjëra si shtetësia për shembull , duhet të shkëlqesh me çdo kusht. Shtetësia është një e drejtë kështu që është absurde që ligji aktual për shtetësinë jus sanguines të bazohet në pastërtinë e gjakut. Me këtë ligj pothuajse një milion të rinj janë të diskriminuar dhe u mohohet e njëjta e drejta e votës”, ka thënë Kaby Lame.
Ligji i shtetësisë në Itali në thelb njeh dy raste: “ius sanguinis” është e drejta automatike e shtetësisë për të lindurit në vend. Të drejtën e nënshtetësisë “ius scholae” kanë ata që kanë ardhur në Itali para moshës 12 vjeç dhe kanë përfunduar shkollën pesëvjeçare.
Ibrahim Songne ka lindur në Burkina Faso dhe pica e tij është ndër 50 më të mirat në botë. Megjithatë edhe për të rruga për të marrë nënshtetësinë italiane nuk ka qenë e lehtë.
“Njerëzit në fillim nuk donin të hynin, kalonin para dyqanit, shihnin që isha në fund dhe vazhdonin drejt . Mungova qëllimisht në orët e pikut të punës. Kisha punësuar dy punonjës të bardhë dhe dyqani ishte plot, madje edhe në radhë”, ka thënë Ibrahim Songne
Deri në pritje të një ligji që do tua bënte më të lehtë të huajve të fitojnë nënshtetësinë disa prej tyre do të duhet të punojnë fort edhe për të luftuar paragjykimet si rasti i Ibrahimit.
/f.s