Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se borxhi publik me konçesionet që janë dhënë së fundmi, është 130%, duke rrëzuar Shqipërinë përtokë. Duke folur në Kuvend, ai e quajti qeverinë një organizatë kriminale.
“Keni patur 54 vrasje në vetëm 31 ditë, duke shitur shpirtra të vdekurish për sukses. Shqipëria është një mini Afganistan. Borxhi publik nuk është më 74% e GDP-së, po me konçesionet që kanë dhënë këta ju garantoj se borxhi publik është 130%, që do rrëzojë Shqipërinë përtokë e nuk do ngrihet në këmbë për një kohë të gjatë, dhe këtu do të jemi. Ndaluni një moment. E morrët në shtator 2014 me 62.7 sipas shifrave të fundit.E rritët në 74% pa ndërtuar një km rrugë”, tha Berisha.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po inauguron nga tre herë vepra të cilat janë ndërtuar apo projektuar që në vitin 2009, si Babica, Transballkanikja etj.
“Kur keni një njeri si ky këto do thoni. Një piktor dështak. E dëgjuat sot? Vetëm boja, boja, boja, po s’di tjetër gjë përveç bojës ai. Të paktën sot ishte origjinal”, tha Berisha.
Respektimi i rregullores, Berisha: Qeveria nuk mund t’i diktohet Parlamentit
Respektimi i rregullores dhe debati mes ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetares së komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi ka krijuar të tjera tensione në Kuvend.
Ndërhyrja e ministres Ermonela Felaj ka hasur në kundërshtimin e ashpër të deputetëve të djathtë, të cilët kërkuan respektimin e rregullores. Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ekzekutivi nuk duhet t’i diktojë legjislativi.
“Që një përfaqësuese e asaj që gjerësisht po e quaj organizatë kriminale e bërë nga Edi Rama që është qeveria e tij merr fjalën këtu për t’i diktuar legjislativit. Hera e fundit, nuk mund të diktojë asnjë nga përfaqësuesit e organizatës kriminale funksionimin e Parlamentit. Këto të shkojnë t’i diktojnë në kryeministri. Ky është parlament, ka një rregullore, funksionon mbi bazën e Parlamentit ka një kryesuese seance e nuk mund të ndodh kurrë. Nëse ai është defiçitar nga ana intelektuale e të vijë të flasë këtu, po ka nevojë për avokat. Ajo e mori fjalën për të ndërhyrë në kundërpërgjigje të këtij, kjo është e pashembullt. Tani ndërhyn ajo zonja se e pa që ai (Ilir Beqaj) nuk tha gjë. Po ky nuk është faji ynë. Herë tjetër nuk do mund të ndërhyni më, ose respektoni Parlamentin ose dhe ne do marrim vendimet tona. Kur të kesh ti temën tënde merr minuta dhe hajde diskuto sa të duash. Nuk ka këtu diktat ekzekutivi”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha.