Në aktivitetin e zhvilluar ne kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, së bashku me Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterije Luzi, vunë theksin tek pjesëmarrja e të rinjve dhe komunitetit rom në procesin e votimit.
Gjatë aktivitetit ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore dhe komunitetit rom dhe egjiptian.
Gjatë fjalës së saj, Luzi u shpreh se “te rinjte duhet te angazhohen gjeresisht ne proceset demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për herë të dytë celebron këtë ditë, duke bërë protagonistë këta të rinj dhe përfaqësues të grupeve të tjera shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe garantimin e këtyre proceseve zgjedhore, të drejtën e votës si shprehje e vullnetit individual”.
Përfshirja e të rinjve në proceset zgjedhore është një kontribut i çmuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Rritja e standardeve të procesit zgjedhor kërkon kontributin e të rinjve. Jeni ju të rinjtë që duhet të bëheni barriera të pakapërcyeshme për fenomene negative, që cënojnë botën e lirë. Zgjedhjet janë sfidë e çdo vendi për të testuar kulturën e saj zgjedhore”.
Më tej, ajo nënvizoi se pjesë e edukimit zgjedhor janë edhe grupime apo komunitete me specifika të veçanta. Po ashtu, ajo tha se “në simbolikën e kësaj dite ne do institucionalizojmë përmes nënshkrimit te një marrëveshje bashkepunimi me Institutin e Kulturës Rome, përmes veprimtarisë që ne do i japim. Unë besoj se idetë dhe angazhimet tuaja janë kurdoherë të mirëpritura na KQZ, si kontributin I çmuar në respekt të votës së lire”.
Nga ana e tij, ministri Klosi u shpreh se “ sot është një ditë që ne përpiqëmi që në bashkepunim me institucione të tjera të vendosim raporte sa më mira bashkepunimi, për t’i treguar të gjithëve se sa e rëndësishme është të votojmë, me pjesëmarrjen në proceset e votimit të grupeve që quhen ndryshe si grup vunerabel, që ka nevojë për gjithëpërfshirje’.
Më tej ai bëri apel për pjesëmarrje të të rinjve në procesin e votimit si dhe përmendi zyrën rajonale të vendeve të Ballkanit, e cila do të ketë seline qendrore ne Tiranë.
“Sot është një ditë e veçantë që nuk ka lidhje shume me politikën, por për të vendosur një bashkepunim. Për të kuptuar sa është e rëndësishme të votojmë e te jemi pjesëmarrës në vendimaarrjes politike, ne I drejtohemi të gjithë të rinjve, që pjesemarrja në votime është shumë e rëndësishme pasi me pas e kane shumë të lehtë të gjykojnë e të kenë kerkesa. Do të doja që të theksoja që ne si ministri e kemi shumë të rendesishme pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje”, theksoi ai.
Do të doja t’i kerkoja të rinjve të marrin pjesë në procesin e votimit. Do të kemi një zyrë rajonale, për bashkëpunim rinor në vendet e Ballkanit. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të ministrive përkatëse në vendet e Ballkanit kanë marrë vendimin, që qëndra rinore rajonale ta ketë selinë në Tiranë. Kështu do të kemi mundësi për bashkepunim të rëndësishëm mes organizatave rinore te vendeve të Ballkanit”, nenvizoi Klosi./ATA