• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Zgjedhjeve/ Klosi-Luzi: Të rinjtë të jenë aktiv në proceset demokratike

by Lorenc Vangjeli
04/02/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në aktivitetin e zhvilluar ne kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, së bashku me Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterije Luzi, vunë theksin tek pjesëmarrja e të rinjve dhe komunitetit rom në procesin e votimit.

Gjatë aktivitetit ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore dhe komunitetit rom dhe egjiptian.

Gjatë fjalës së saj, Luzi u shpreh se “te rinjte duhet te angazhohen gjeresisht ne proceset demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për herë të dytë celebron këtë ditë, duke bërë protagonistë këta të rinj dhe përfaqësues të grupeve të tjera shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe garantimin e këtyre proceseve zgjedhore, të drejtën e votës si shprehje e vullnetit individual”.

dita-nderkomb.-e-zgjedhjeve Foto Agim Dobi (1)Përfshirja e të rinjve në proceset zgjedhore është një kontribut i çmuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Rritja e standardeve të procesit zgjedhor kërkon kontributin e të rinjve. Jeni ju  të rinjtë që duhet të bëheni barriera të pakapërcyeshme për fenomene negative, që cënojnë botën e lirë. Zgjedhjet janë sfidë e çdo vendi për të testuar kulturën e saj zgjedhore”.

Më tej, ajo nënvizoi se pjesë e edukimit zgjedhor janë edhe grupime apo komunitete me specifika të veçanta. Po ashtu, ajo tha se “në simbolikën e kësaj dite ne do institucionalizojmë përmes nënshkrimit te një marrëveshje bashkepunimi me Institutin e  Kulturës Rome, përmes veprimtarisë që ne do i japim. Unë besoj se idetë dhe angazhimet tuaja janë kurdoherë të mirëpritura na KQZ, si kontributin I çmuar në respekt të votës së lire”.

dita-nderkomb.-e-zgjedhjeve Foto Agim Dobi (2)Nga ana e tij, ministri Klosi u shpreh se “ sot është një ditë që ne përpiqëmi që në bashkepunim me institucione të tjera të vendosim raporte sa më mira bashkepunimi, për t’i treguar të gjithëve se sa e rëndësishme është të votojmë, me pjesëmarrjen  në proceset e votimit të grupeve që quhen ndryshe si grup vunerabel, që ka nevojë për gjithëpërfshirje’.

Më tej ai bëri apel për pjesëmarrje të të rinjve në procesin e votimit si dhe përmendi zyrën rajonale të vendeve të Ballkanit, e cila do të ketë seline qendrore ne Tiranë.

dita-nderkomb.-e-zgjedhjeve Foto Agim Dobi (3)“Sot është një ditë e veçantë që nuk ka lidhje shume me politikën, por për të vendosur një bashkepunim. Për të kuptuar sa është e rëndësishme të votojmë e te jemi pjesëmarrës në vendimaarrjes politike, ne I drejtohemi të gjithë të rinjve, që pjesemarrja në votime është shumë e rëndësishme pasi me pas e kane shumë të lehtë të gjykojnë e të kenë kerkesa. Do të doja që të theksoja që ne si ministri e kemi shumë të rendesishme pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje”, theksoi ai.

Do të doja t’i kerkoja të rinjve të marrin pjesë në procesin e votimit. Do të kemi një zyrë rajonale, për bashkëpunim rinor në vendet e Ballkanit. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të ministrive përkatëse në vendet e Ballkanit kanë marrë vendimin, që qëndra rinore rajonale ta ketë selinë në Tiranë. Kështu do të kemi mundësi për bashkepunim të rëndësishëm mes organizatave rinore te vendeve të Ballkanit”, nenvizoi Klosi./ATA

Next Post

Debatet/ Tahiri: Pse s' flisni për Kserën? Paloka: Po ti pse s'flet për bandat në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
“Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën”/ Fauci tjetër paralajmërim: Koronavirusi s’ka përfunduar ende, por…

COVID-19, SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

June 19, 2026
VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

June 19, 2026
Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

June 19, 2026
Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

June 19, 2026
‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

June 19, 2026

Partitë e vogla me xhepa të mëdhenj dhe krokodili që po i avitet protestës

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In