Shqipëria vitet e fundit është shndërruar në një pikë atraksioni për shumë turistë të huaj, teksa shifrat tregojnë se shëndeti, biznesi etj. janë të tjera arsye që i shtyn shtetasin e huaj për të ardhur në tokën e shqiponjave.
Ndërsa, INSTAT në një përllogaritje bën të ditur se gjatë vitit 2015 shifrat e të huajve të ardhur në Shqipëri ka ardhur në rritje nga tremujori i parë i vitit deri në të tretin.
Shifrat tregojnë se vizitorët më të shumtë në numër kanë qenë nga Europa Jugore, të cilët në sezonin e verës kanë arritur shifrën e 1’432’607. Të dytët për nga numri më i lartë kanë qenë sërish europianët, kësaj herë nga Europa Perëndimore me rreth 137’811, ndjekur më pas nga europiano-qendrorët dhe lindorët me 83’892, në të njëjtën periudhë të vitit (T3 2015).
Megjithatë, shifrat tregojnë se edhe amerikanët kanë qenë në numër të konsiderueshëm, prej 57’125, ndjekur më pas nga aziatiko-lindorët me 13’610./Monitor