Nga Sokrat Hoxha
Të gjitha emisionet mbrëmshme televizive kishin si kryefjalë hallet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në raport me drejtësisë, pasi SPAK-u ka hapur për llogari të tyre të paktën 5 dosje penale për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim, falsifikime, shpërdorim detyre etj. Në emisionin e Syri Tv ishte i ftuar Ilir Meta, ndërsa në Opinion ishte angazhuar gruaja e tij Monika, bashkë me avokatin Genc Gjokutajn.
Gazetarët Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku e kanë pyetur Ilir Metën për një koncept që është i huaj për të, që nuk e njeh në asnjë dimension, siç morali. Kur gazetari Haxhiu e pyet Metën për akuzat e shuma që ka artikuluar kundër bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako, ai përgjigjet se i kishte paralajmëruar që më parë të kenë kujdes nga Rama. Pra të gjithë baltën që Meta hodhi ndaj dy bashkëpunëtorëve të tij, ia faturon Ramës.
Ilir Meta, pa e tradhtuar fytyra, mohoi faktin që Alqi Bllako ka qenë sekretar i përgjithshëm i tij dhe thotë se atë e ka emëruar ministri, ndërkohë që dihet botërisht se Alqi Bllako ka qene sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në vitet 2013-2017 dhe me pas sekretar i presidentit Ilir Metaj.
Pas Ministrisë së Mjedisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë. Këtë pozicion ai e mbajti deri në shkurt 2019, kur u largua nga Presidenca, dhe nga LSI-ja.
Nëse Alqi Bllako paskërka qenë dora e Lefter Kokës në si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, pse Ilir Meta e bëri Sekretar të Përgjithshëm në Presidencë?! A thua Lefer Koka i ndëhyri Metës që t’i besonte postin më të rëndësishëm në Presidencë?!
Lefter Koka njihet si një nga shtyllat e LSI-së në vitet 2009-2017, i cili i siguroi disa mandate dhe i qëndroi besnik ish kryetarit të ish LSI, spiunit IM. Dhe ndoshta ky është gabimi më i madh politik.
Ilir Metaj, ashtu siç ka bërë me Filip Talon, ka vepruar me shume bashkëpunëtorë të tij, duke u thurur gracka për t’i përballur me drejtësinë. Por, duket se ora e Ilir Metës po afron. Presioni i madh i opinionit publik, trysnia ndërkombëtare dhe disa kallëzime penale kanë vënë në lëvizje SPAK-un, strukturë e cila ka marrë nën hetim Ilir Metën.