Ilir Meta tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj qeverie, që sipas tij po shkatërron qytetin me ndërtime pa leje. Meta tha se do të vijoj në protestat, teksa komunikoi edhe drejtuesit kryesorë për 11 njësitë në Tiranë, që sipas tij kanë për detyrë të bëjnë skaner dhe të ketë një organizim më të mirë për të arritur qëllimin e PL.
“Paskan shpërthyer ndërtime pa leje në tiranë, te të gjitha kullat ku pi kafe Rama, dhe nuk paska pasur dijeni se çka ndodhur në këto 10 vite në tiranë
Ky është operacion i pastër vënie gjobash, vjedhje parash për zgjedhje, do të bëjë të mirin para popullit të Tiranës që e ka shkatërruar përmes shkatërrimit të qytetit.
Ndaj vepron drejtësia ndaj të moshuarës 82 vjeç për kotecin pa leje, por s’mund të veprohet ndaj oligarkëve, enturazhit më të dashur të krye oligarkut Rama.
Delegimet në njësitë e Tiranës
Njësia 1: Endrit Braimllari
Njësia 2: Erisa Xhixho
Njësia 3: Brisida Shehaj
Njësia 4: Elona Guri
Njësia 5: Ilir Meta
Njësia 6: Floida Kërpaçi
Njësia 7: Monika Kryemadhi
Njësia 8: Klevi Pojana
Njësia 9: Tedi Blushi
Njësia 10: Kejdi Mehmetaj
Njësia 11: Endrit Braimllari
Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta!”, përfundoi Meta./m.j