Një furgon i mbushur me mallra dhe rroba kontrabandë është sekuestruar nga Policia e Tiranës në hyrje të tregut te zona e Medresesë.
Policia arrestoi shoferin e furgonit, H.B. 59 vjeç dhe procedoi në gjendje të lirë shitësen e dyqanit të rrobave. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i këtij dyqani.
Policia thotë se mallrat kontrabandë do t’i merrte pronari, 52-vjeçari me iniciale F.Q. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r