Është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB thonë se sipas raportimit, Ibraimi është sulmuar nga disa persona.
“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme./m.j