Ajo studion për mjekësi dhe ka një shtëpi në katin e fundit të një pallati me shikim nga ambasada amerikane në Moskë.
Fotoja e biondes Maria janë publikuar për herë të parë që prej kohës kur babai i saj erdhi në pushtet një dekadë e gjysmë më parë, pretendon revista “Russian”.
Kremlini ka refuzuar të komentoi pretendimin, por nuk e ka përgënjeshtruar lajmin për “New York Times”.
Nëse lajmi është i vërtetë atëherë fotot e 30-vjeçares përbëjnë zbulimin e fytyrës së vajzës së dytë të Putinit, pas publikimit të një viti më parë të fotove të Ekaterina.
Sipas këtij lajmi, Maria ka edhe një vajzë me bashkëshortin holandez, duke e bërë Putinin gjysh.
Maria – e njohur nga miqtë e saj si Masha Vorontseva – bën një jetë të shtrenjtë si studente në Moskë, transmeton panorama.
Ajo ka bërë një vizitë në Detin Mesdhe duke vizituar Monte Karlon, Italinë, Francën dhe Spanjën me një mega jaht të shtrenjtë, raporton “New York Times”.