• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si dështoi miku i Maradonës për të transferuar Batistutën në Lushnje

by A R
03/02/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur themi Mario Kempes, kujtojmë sulmuesin e Argjentinës. Kampionin e Botës në vitin 1978. Kujtojmë gjithashtu edhe golat e shënuar me skuadrën e Valencias, së cilës i dhuroi një Kupë Europe. Një sulmues me flokë të gjatë, i cili kishte aftësi të shënonte nga çdo pozicion, me të dyja këmbët dhe me çdo pjesë tjetër trupi. Kishte teknikë individuale të zakonshme.

Untitled-31-470x711

Në fushën e lojës ishte shumë brilant, por si trajner nuk u barazua kurrë me atë që bëri si lojtar”. Kështu e përshkruan gazetari rumun Kristian Frisk futbollistin Mario Kempes. Në Shqipëri nuk e mbajnë mend vetëm ashtu siç thotë rumuni, por do ta kujtojnë edhe si trajneri i Lushnjës.

Nëse nuk ju kujtohet mirë, mediat rumune zbardhin të gjitha prapaskenat dhe peripecitë që ka kaluar 61-vjeçari kur mori drejtimin e skuadrës shqiptare.

Çantat me para

Mënyra sesi u bind për të pranuar ofertën e Lushnjës ishte “alla shqiptarçe”. Dy çanta të mbushura plot me para trokasin në shtëpinë e tij. Ai kurrsesi nuk mund t’i refuzonte ato. Pas një periudhe të shkurtër si trajner i një skuadre argjentinase që militonte në liga të ulëta në drejtim të tij, erdhi si surprizë një kërkesë interesante.

Në Shqipëri, klubi KF Lushnja i propozoi të merrte drejtimin e skuadrës, pasi arritën të siguronin pjesëmarrjen në Superligën shqiptare. Në 20 dhjetor të vitit 1996, Kempes do të niste një aventurë shumë interesante në Europë. Surpriza e parë ishte nga ana financiare. Kontrata e tij ishte dyvjeçare dhe do të përfitonte 350 mijë dollarë për një vit.

Gjysma e kësaj shume ishte paketuar mirë në dy çanta dhe iu dërgua në shtëpinë e tij. Shqiptarët në atë kohë nuk dinin të përdorin bankat dhe lëviznin me shuma të mëdha parash nëpër duar. Ëndërroi Batistutën

Nëse skuadrat e tjera të Superligës shqiptare do të krenoheshin me titujt e fituar, Lushnja do të krenohej me faktin që ndër radhët e tyre mund të kishte luajtur një sulmues i madh si Gabriel Omar Batistuta. Nuk ishte fantazi e merkatos, por një e vërtetë. Mario Kempes tentoi të transferonte yllin ‘ argjentinas të asaj kohe, që ishte duke shkëlqyer në kampionatin italian.

Entuziazmi i lushnjarëve arriti kulmin kur Batistutës iu bë ofertë, por ky i fundit në mënyrë shumë miqësore dhe të sjellshme i refuzoi. Ishte duke luajtur me Fiorentinën në atë kohë, kur po kalonte vitet më të arta të karrierës së tij.

Arrestohet pronari

Ditët e bukura të Mario Kempesit në Shqipëri nuk ishin të shumta. Entuziazmi nuk ishte konstant sepse pak muaj më vonë iu desh të rikthehej sërish në Argjentinë. Pëllumb Xhaferri, ish-presidenti i skuadrës u arrestua. Skuadra u përfshi në një situatë kaotike dhe tifozët u rebeluan për atë që po ndodhte.

Suksesi më i madh i Kempesit në atë kohë ishte arritja në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por edhe fitorja 5-0 ndaj Dinamos së asaj kohe. Megjithatë, kjo nuk shërbeu që skuadra të shkruhej në faqet e historisë. Futbolli lushnjar u përfshi në një kaos të vërtetë, por Kempes duket se u dashurua me tifozët dhe qytetin, prandaj donte të gjente një zgjidhje.

I kërkoi ndihmë Maradonës

Mario Kempes u rikthye në Argjentinë për të menduar zgjidhjet për skuadrën e tij. Kontaktoi Diego Armando Maradonën, por nuk e donte si sulmues. Ai u kërkoi ndihmë dy ishshokëve të tij të kombëtares argjentinase, Maradona dhe Pasarela, që ta ndihmonin për të investuar në këtë skuadër.

Të dy nuk pranuan të përfshiheshin në çështje të tilla financiare dhe aventura e Kempesit u ndërpre. Lushnja dhe tifozët e saj do të mbeteshin një kujtim i bukur për të. Ndoshta vetëm njerëzit për mbështetjen pa kushte, sepse të tjerat… Ishin të gjitha për t’u harruar./Panorama Sport

Next Post

Ja çfarë di të bëjë Khloe Kardashian (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In