Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në paketën e dytë anti-krizë, qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pnsioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike.
“Kriza ka prekur të gjithë botën, Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbldhur se do të kemi kohë e ditë për të shpjeguar. Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë ësht ëqë t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.
Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen. Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, tha Rama.
Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit shtoi:
‘Do të rriten pagat për administratën, për policinë e shtetit dhe për policinë e burgjeve. Paga minimale do të rritet në 34 mijë lekë. Do të indeksohen pensionet e invaliditetit me 7.5%. Ndihma ekonomike rritet me 10%, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Do indeksojmë me 6% pensionet, indeksimi i dytë brenda 2022.’ – deklaroi Rama.
/a.r