Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pyetur në “Top Story” për sa i përket çështjes së inceneratorëve tha se përgjegjësia është personale dhe se Bashkia e Tiranës do vijojë punën për pastrimin e qytetit.
Veliajt shtoi se sot Tirana është shumë më e pastër se më parë dhe mbetjet grumbullohen dhe përpunohen, duke shmangur djegiet nëpër qytet.
“Nuk ka asnjë proces për Bashkinë e Tiranës sa i përket inceneratorëve. Bashkia e Tiranës ka komplet skemë tjetër nga bashkite e tjera. Bashkia e Tiranës thotë: ‘Më solle ujë, urdhëro lekët e ujit. Më solle stilolaps, urdhëro lekët e stilolapsit. Më solle letër, urdhëro lekët e letrës.
Më solle plehra, urdhëro pagesën për plehrat. Ne nuk paguajmë investimin, por shërbimin. Detyra ime si kryetar Bashkie është të shkoj te pika ku i hedh plehrat dikush dhe i çoj në Sharrë. Atje peshohen. Ne e kemi çmimin 28 euro, Lul Basha e kishte çmimin 37.
Mua më intereson që për një çmim më te ulët, plehrat tuaja i mbledh dhe i çoj në Sharrë, që ajo reja kancerogjene mbi kokat e fëmijëve tanë nuk është më në Tiranë dhe këtë gjë e bëjmë me një çmim më të ulët se parardhësi im. Është njësoj si të thuash, ne të gjithë këtu duhet të ishim në orën 21.00 dhe nëse dikush është i çmendur dhe që të ishte këtu në orar eci me 200 km/ore, ajo përgjegjësi është personale dhe nuk vjen njeri te Kol Balla t’i thotë: ‘Meqë i the te vinte në 21.00 ai eci me 200 km/orë. Ajo është përgjegjësi personale.
A duhet të kemi protesta? Patjetër, por nëse dikush vret njerëz në protesta duhet të mbajë përgjefjësi. A duhet të mblidhen plehrat? Patjetër! Por nëse dikush ka abuzuar me detyrën, duhet të mbajë përgjegjësi.
Ajo qe na dallon me qeverinë paraardhese është se kur dikush abuzon, as Veliaj as Rama nuk e mbron, por thonë: ‘Kush ka probleme me ligjin duhet të mbajë përgjegjësi.’
Nëse në këtë proces njerëzit kanë bërë gabime, nuk është arsye për të thënë: A i kthehemi prapë djegies së plehrave dhe resë kancerogjene? Sot Tirana është më e pastër, pastrohet dy herë në ditë dhe tre, katër apo pesë herë në ditë gjatë pandemisë”, tha Veliaj./m.j