Ka nisur sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka nisur sesionin e ri duke iu kërkuar deputetëve të çohen në këmbë në nder të himnit kombëtar.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij përshëndetëse në Kuvend, ku tha adeti e do të urosh punë të mbarë për Kuvendin, por tha se punë të mbarë nuk mund të ketë. Ai uroi jetë të shkurtër për Parlamentin, që sipas tij është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.
“Punë e mbarë! Po ç’punë të mbarë mund t’i kujtosh këtij kuvendi, punë e mbarë për fjalën e opozitës të penguar, punë e mbarë për kontrollin kushtetues, punë e mbarë për këto çështje të ketë për një arsye të thjeshtë. Ky parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Është e dokumentuar. Po të pyesësh sot shqiptarët nuk e sheh asnjë si vendi ku flitet për hallet dhe ekonomië e tyre. Një gjë do ta them, punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti”, mbylli fjalën deputeti Alibeaj.
/e.d