Tashmë është vendosur, që Liz Truss, liderja e re e Partisë Konservatore Britanike, do të marrë postin e kryeministres britanike.
Por këto ditë ka pasur një kundërshtar të ashpër që ka dashur të “zërë” vendin. Ai quhet Larry dhe është macja zyrtare e rezidencës së kryeministrit britanik. Londra është mbuluar me postera që e portretizojnë atë me një vështrim intensiv dhe një kravatë në vend të një kollareje, në ngjyrat e flamurit anglez.
Për të “propozuar” macen si kryeministër ishte agjencia e reklamave Don’t Panic, e cila nisi fushatën “Larry4Leader” të kompletuar me një faqe interneti dhe poster zgjedhor, ose meow-festo siç u riemërua.
Siç raporton Guardian, një nga parullat që ka karakterizuar mobilizimin e maces është “Dream come true”, ose “Një ëndërr e bërë realitet”.
Larry ka jetuar për më shumë se 10 vjet në apartamentin 10 Doëning Street. I adoptuar kur ishte katër vjeç, ai shoqëroi nga afër jetën politike të tre kryeministrave; David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson, dhe në të njëjtën kohë u bë një yll në internet.
Tani, në mbështetje të “kandidaturës” së tij, në rrjetet sociale është shfaqur hashtagu #YesWeCat, një riëmrtim i bukur i sloganit “Yes We Can” i ish-presidentit amerikan Barack Obama./m.j