• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanc tronditës: 16 të ekzekutuar në gusht, muaji me më shumë të vrarë në 5 vite

by Java News
05/09/2022 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gushti u mbyll me një bilanc të frikshëm të ngjarjeve kriminale. 13 të tilla u regjistruan në vend, me 16 të vrarë. Muaji i tetë i vitit 2022 shënon rekord të viteve të fundit për vrasjet, dhe krahasuar prej 2017-ës, krimet janë trefishuar, raporton Report Tv.

Nga 2017-a deri në 2021-shin në gusht u regjistruan respektivisht katër, tre, shtatë, gjashtë dhe katër vrasje. Pra gushti që lamë pas mban rekordin e pesë viteve të fundit krahasuar edhe me çdo muaj tjetër të vitit.

Të 16 viktimat janë vrarë për motive të dobëta dhe krim brenda familjes. Për këtë arsye policia e pati me të lehtë për identifikimin e autorëve, por disa prej tyre nuk janë arrestuar.

Më e rënda ishte vdekja e Jonada Avdiajt, e cila u godit nga ish-efektivi i policisë Arian Tase me gomone, në bregdetin e Himarës në jug. Gushti u mbyll me dy vrasje të dyfishta, krim brenda familjes, në një hark kohor 24 orë.

E para në Lezhë, ku ish-dhëndri ekzekutoi në pragun e shtëpisë Pjetër dhe Gent Perjakun, për shkak të konflikteve me ish-bashkëshorten, dhe pak orë më vonë burrë e grua u vranë ne ambientet e agjencisë së tyre në Tiranë. Arsen Muskurti qëlloi me pesë plumba vëllanë Albanin dhe kunatën Norën, për shkak të konflikteve të hershme për pronat.

Atentatet u rikthyen në shtator. Në datën 2 në Shkodër u ekzekutua në hyrje të shtëpisë Ismet Çekorja. Autori ishte i maskuar dhe me motoçikletë, kurse hetimet po përqendrohen tek e kaluara e viktimës dhe djalit. Prej tre ditësh RENEA është dislokuar në këtë qytet, por nuk ka ende rezultate./m.j

Next Post
Emri/ Dogji të gjallë dy persona në Greqi, çfarë pritet të ndodhë me 36-vjeçarin shqiptar

Emri/ Dogji të gjallë dy persona në Greqi, çfarë pritet të ndodhë me 36-vjeçarin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com