Jo vetëm Ori Nebiajn, por edhe Isli Islamin nuk do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”. Dyshja së fundmi, janë shfaqur në emisionin që drejtonin prej vitesh, por këtë herë si të ftuar.
Edhe më herët është përfolur angazhimi i moderatores në një tjetër projekt televiziv, ndërsa gjatë ditës së sotme, Ori e konfirmoi edhe njëherë që sezonin e ri televiziv do jetë nën moderimin e Përputhen.
“E vërteta është që edhe në ditën tonë të fundit, nuk u kuptua asgjë. Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…”,-u shpreh Nebiaj.
Nga ana tjetër partnerin e saj të “Wake Up-it” do ta shohim ndryshe në rolin e kërcimtarit, pasi Isli do të jetë pjesë e kastit të “Dancing With The Stars”.
“Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent,”-tregoi moderatori.
Kujtojmë që më herët është konfirmuar që Wake Up këtë vit do të ketë si protagonistë tre persona, Blendi Salajn, Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufin.
g.kosovari