Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin televiziv “Breaking”, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike dhe nismën për dekomunistizimin.
Ngjela duke folur rreth të ardhmes së Metës dhe Berishës, u shpreh se këtë të fundit nuk e sheh më në politikë.
“Sipas ligjit që kanë paraqitur këta, që e bëjnë në funksion të prestigjit amerikan, Berisha nuk ka të ardhme politike. Meta nuk është ‘non grata’. Saliu është me vendim të formës së prerë sepse nuk e ankimoi vendimin. Meta nga ana tjetër ka mbrojtje. Ka të drejtë të nxjerrë këtë atë etj. Ta merr parasysh gjykata mbrojtjen apo jo, është tjetër çështje. Meta ka të drejtë ta bëjë ligjin, pastaj do e fitojë apo jo është gjë tjetër. Është një çështje që ka të bëjë me fakte. S’kam pse e mbroj Metën, por ka mangësi faktesh nga ana që paraqesin akuzat se është agjent i ish-Sigurimit”, është shprehur Ngjela.
/a.r